Shkrumbohet nga flakët lokali në Berat, pronarët dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme

Një lokal ka marrë flakë në qytetin e Beratit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. biznesi rezulton të jetë në pronësi të një personi të identifikuar si Luan Koka.

Familja Koka pretendon se zjarri nuk ka qenë aksidental, por që persona të tjerë ua kanë djegur lokalin qëllimisht. Ata madje shtojnë se në momentin që janë përhapur flakët, punonjësit e tyre kanë qenë brenda.

“Kishim punëtorë brenda, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme,”- janë shpehur ata.

Grupi hetimor ka mbëritur në vendin e ngjarjes për të hetuar në lidhje me shkaqet.


Shtuar 31.07.2021 19:45

Tags: , ,