Krujë, lirohet i moshuari i dyshuar për zjarrvënien në Abazë/ Flakët riaktivizohen, dy helikopterë ndërhyjnë nga ajri

Një vatër e kufizuar zjarri vijon të digjet në lagjen Abazë, pranë pikës ku shpërtheu zjarri masiv që prej disa ditësh ka përfshirë këtë zonë.

Megjithëse ekipet kanë ndërhyrë në mënyrë të përsëritur me mjete tokësore dhe nga ajri, flakët janë shfaqur sërish. Shuarja e plotë e vatrave po pengohet nga prania e dendur e gjetheve, bimësisë dhe shtresës së humusit të krijuar ndër vite.

Të lidhura

None found

Aktualisht, dy helikopterë po hedhin ujë mbi vatrat e zjarrit pranë lagjes Abazë, si edhe në lagjen Bojë, në afërsi të Zidollit.

Ndërkohë, Qemal Berhami, i moshuari i arrestuar nën dyshimin se lidhet me nisjen e zjarrit në Abazë, është liruar. Ai është kthyer në banesën e tij mbrëmjen e kaluar.


Shtuar 11.08.2026 09:16

Tags: ,
matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetgoo girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom