Banorët në Orikum janë mbledhur këtë të hënë në protestë para Qendrës Administrative, duke kërkuar rikthimin e Orikumit si bashki. Protestuesit kundërshtojnë statusin aktual administrativ dhe kërkojnë që Orikumi të rikthehet si njësi më vete e qeverisjes vendore.
Banorët shprehen kundër mënyrës aktuale të organizimit administrativ, ndërsa protesta vijon para Qendrës Administrative. Aktualisht, Orikumi funksionon si njësi administrative në varësi të Bashkisë Vlorë.
Të lidhura
None found
Me protestën e sotme, Orikumi i bashkohet edhe 15 bashkive të tjera që kanë kundërshtuar ndarjen e re administrativo-territoriale të propozuar nga mazhoranca.
