Policia e Kosovës ka vijuar modernizimin e flotës së saj me automjete të reja, me synimin për të rritur efikasitetin në punë dhe për ta afruar më tej policinë e lagjes me qytetarët.
Të lidhura
None found
Të hënën, sipas njoftimit zyrtar, 14 vetura hibride iu ndanë sektorëve ku veprojnë policët e lagjes. Automjetet do të shërbejnë për mbulimin e zonave sektoriale në të gjitha drejtoritë rajonale.

Një automjet i veçantë iu dorëzua Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore.
Sipas Policisë, automjetet e reja do të ndihmojnë në përmirësimin e shpejtësisë dhe efikasitetit të shërbimeve në kuadër të Policimit në Bashkësi, duke u mundësuar zyrtarëve të jenë më pranë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.


Institucioni e konsideron këtë investim pjesë të përpjekjeve për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit me komunitetin, si dhe për rritjen e transparencës dhe besimit te institucionet.
