Pas tërmetit me magnitudë 7.4, që goditi pjesën perëndimore të Kolumbisë dhe shkaktoi pasoja të rënda, autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare. Dhjetëra persona kanë humbur jetën si pasojë e katastrofës.
Të lidhura
None found
Lëkundjet sizmike u regjistruan të hënën, në orën 07:34 sipas kohës lokale, ose 12:34 GMT. Epiqendra e tërmetit ndodhej në rajonin Chocó, në perëndim të vendit.

Forca e goditjes ka shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa ekipet e emergjencës janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe po punojnë për të përcaktuar përmasat e shkatërrimit.
Vendimi për shpalljen e emergjencës kombëtare mundëson angazhimin e burimeve dhe forcave të nevojshme për menaxhimin e situatës, si dhe për dërgimin e ndihmës në zonat e prekura.
Pas tërmetit ka pasur edhe reagime nga jashtë vendit. Disa shtete kanë deklaruar gatishmërinë për të ndihmuar Kolumbinë me ekipe shpëtimi, personel mjekësor, pajisje dhe furnizime.
