Ilir Xhemalaj prezanton vizionin për “Shqipërinë e Re”: Ligji duhet të jetë i barabartë dhe shteti t’u shërbejë qytetarëve

Aktivisti Ilir Xhemalaj, gjatë fjalimit të tij para Kryeministrisë, paraqiti disa prej parimeve që, sipas tij, duhet të udhëheqin platformën e “Shqipërisë së Re”.

Ai deklaroi se vendi që qytetarët duan është një Shqipëri ku fjala e lirë respektohet, drejtësia zbatohet pa dallim dhe ligji vlen njësoj për të gjithë, pavarësisht pasurisë, njohjeve apo përkatësisë politike.

Të lidhura

None found

“Për 72 ditë radhazi, në këtë shesh kemi ngritur dhe diskutuar problematikat e vendit.

Ne duam një Shqipëri ku shteti nuk i shërben pushtetit, por qytetarëve.

Duam një vend ku drejtësia nuk ndikohet nga paratë, njohjet apo partia me të cilën je, dhe ku ligji është i njëjtë për të gjithë.

Duam që puna të vlerësohet dhe të rinjtë të mos detyrohen të largohen nga vendi.

Duam një klimë ku bizneset të mos kenë nevojë për miq për të ushtruar aktivitetin e tyre.

Pasuritë e Shqipërisë duhet t’u përkasin shqiptarëve dhe jo të huajve që na zhvasin.

Qytetarët që jetojnë brenda vendit dhe ata që ndodhen jashtë tij duhet të ndihen pjesë e të njëjtit komb, ndërsa diaspora duhet parë si pasuri njerëzore dhe jo thjesht si burim të ardhurash.

Qytetarët duhet të kenë mundësi të flasin lirshëm, pa frikë, ndërsa fermeri duhet të punojë me djersën e ballit.

Kjo është Shqipëria që dëshiroj. Ajo mund të ndërtohet vetëm nga njerëzit që e duan vërtet vendin dhe jo nga tradhtarët”, u shpreh Xhemalaj.


matbetJojobetJojobetHoliganbetJojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetkralbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetcasibommarsbahiscasibomcasinofast girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom