VIDEO/ Tërmeti 7.4 ballë trondit Kolumbinë, banorët dalin në rrugë ndërsa ndërtesat pësojnë dëmtime

Kolumbia u godit sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë, i cili shkaktoi dëme në ndërtesa dhe la persona të lënduar.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej rreth 115 kilometrash. Agjencia Gjeologjike e Kolumbisë bëri të ditur se epiqendra ndodhej në provincën Chocó, përgjatë bregdetit të Paqësorit.

Të lidhura

None found

Goditja sizmike u ndje fuqishëm në Bogotá dhe Cali, ndërsa lëkundje u raportuan edhe në Venezuelë, Ekuador dhe Panama. Ndërkohë, Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) njoftoi se nuk kishte paralajmërim për cunami.

Banorët e zonave të prekura përjetuan momente paniku dhe u larguan me shpejtësi nga ndërtesat, nga frika e shembjeve dhe lëkundjeve pasuese. Copa betoni dhe xhami ranë në rrugë, ndërsa pamjet e para nga vendngjarja tregojnë qytetarë të tronditur duke u përpjekur të largohen nga zonat e rrezikshme.

Pas lëkundjeve, ekipet e emergjencës dhe qytetarët shkuan pranë ndërtesave të dëmtuara për të verifikuar nëse kishte persona të bllokuar ose të lënduar.

Dëme të konsiderueshme u evidentuan edhe në Katedralen Metropolitane, ku një pjesë e kupolës dyshohet se është shembur si pasojë e tërmetit.

Guvernatorja e provincës Chocó, Nubia Carolina Córdoba-Kouri, deklaroi se autoritetet janë të shqetësuara për mundësinë e lëkundjeve pasuese dhe se ka nisur vlerësimi i dëmeve.

“Sapo kemi përjetuar një tërmet të fortë në provincën e Chocó-s. Jemi të shqetësuar për lëkundjet pasuese. Edhe pse epiqendra ishte pranë San José del Palmar, ka të lënduar dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesa në Quibdó”, deklaroi ajo.


Shtuar 10.08.2026 18:23

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetpasacasinocasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomelitcasino girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom