Zjarrëfikësit po përballen me një situatë kritike në zonën e Zidollit në Krujë, ku zjarri po fiton terren me shpejtësi, duke rritur ndjeshëm rrezikun për shtëpitë aty pranë.
Lagjja e Selimëve gjendet pikërisht poshtë vijës së flakëve dhe konsiderohet aktualisht zona më e rrezikuar nga përparimi i zjarrit.
Të lidhura
None found
Kushtet atmosferike, veçanërisht era e fuqishme e kombinuar me terrenin e thyer të shpatit, po nxisin përhapjen e zjarrit në drejtim të depos. Paralelisht, autoritetet njoftojnë se vatra e zjarrit në lagjen Abaze është riaktivizuar.
Helikopteri i vetëm i angazhuar në operacion po kryen fluturime mbi të dyja pikat e nxehta, duke hedhur ujë si mbi depon me eksploziv në Zidoll, ashtu edhe mbi vatrën e riaktivizuar në Abaze.
