Një 30-vjeçar me origjinë nga Maliqi ka ndërruar jetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, pasi u hodh nga një varkë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima, i identifikuar me inicialet K.R., ndodhej në varkë me dy persona të tjerë. Më pas ai është hedhur në liqen, ku edhe është mbytur.
Të lidhura
None found
Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa në vendin e saj ndodhet grupi hetimor që po verifikon rrethanat e plota.
Hetimet pritet të sqarojnë nëse 30-vjeçari ka pësuar ndonjë problem shëndetësor, përfshirë një infarkt, pas kontaktit me ujin, apo nëse shkak i vdekjes ka qenë mbytja.
