Nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim pretendojnë se prej muajit qershor të vitit 2024 e deri më tani, asnjë prej zëvendëskryeministrave të parë me përkatësi shqiptare nuk ka udhëhequr kurrë një seancë të ekzekutivit.
Të lidhura
None found
Sipas kësaj force politike, ky fakt dëshmon më së miri karakterin iluziv të deklaratave për ndikimin e vërtetë që komuniteti shqiptar gëzon brenda koalicionit qeverisës. Ata theksojnë se megjithëse funksioni mban emërtimin “zëvendëskryeministër i parë” dhe përfshin zyrë, staf, automjet dhe ceremoni zyrtare, realiteti është krejt ndryshe kur për mbi dy vjet nuk i është besuar drejtimi as i një mbledhjeje të vetme të kabinetit qeveritar. Në këtë kontekst, ata ngrenë pyetjen se çfarë nënkupton në të vërtetë epiteti “i parë” në këtë detyrë.
BDI rikujton se në mandatet e mëparshme, roli i zëvendëskryeministrave përbënte një instrument real politik dhe institucional të bashkëqeverisjes. Ndërsa tani, sipas tyre, ky rol është shndërruar në një formalitet të zbrazët. Thelbi i problemit, nënvizojnë ata, nuk qëndron te numri i pozitave të marra, por te pesha reale në procesin vendimmarrës. Statistikat flasin vetë: zero seanca të drejtuara dhe zero vendime të marra, përfundojnë ata.
