Simon Simoni i dha lamtumirën Gjermanisë në këtë sezon, duke u larguar nga Kaizerslauterni për t’u bërë pjesë e Luzernës në kampionatin zviceran.
Pas një fillimi të vështirë, Simoni duket se po ambientohet me kampionatin vendas, pasi në javën e tretë të tij, në ndeshjen ndaj St. Galen, ai ishte protagonist në barazimin 2-2.
Të lidhura
None found
Simoni u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes sipas vlerësimeve të SOFASCORE me notën 9,1 pas paraqitjes së tij.
Kjo notë, përveç të tjerash, i mundësoi portierit të talentuar 22-vjeccar që të bëhej pjesë e formacionit të kësaj jave në kampionatin zviceran të futbollit.

