Ramadani për bllokadën në Kuvend: Deputetët duhej të votonin ligje në shërbim të qytetarëve

Burim Ramadani, deputet i Aleancës, ka reaguar ndaj vazhdimit të mosfunksionimit të Kuvendit, duke e fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për humbjen e kohës së institucioneve dhe për mungesë serioziteti.

Të lidhura

None found

Në një postim në Facebook, Ramadani deklaroi se deputetët duhej të ndodheshin sot në sallën e Kuvendit për të miratuar ligje që u shërbejnë qytetarëve. Megjithatë, sipas tij, institucioni ligjvënës po mbahet i bllokuar nga partia në pushtet.

“Dita 3 e bllokimit të Kuvendit nga Vetëvendosje! Sot, deputetët e kësaj legjislature do të duhej të ishin të mbledhur në sallë për të votuar ligje që lehtësojnë jetën e qytetarëve. Në vend të kësaj, përballemi me bllokadë dhe joseriozitet total nga partia në pushtet”, ka shkruar Ramadani.

Ai paralajmëroi se kjo situatë po i kushton Kosovës kohë të çmuar, ndërsa theksoi se përgjegjësia për bllokadën është e qartë.

“Mbajeni pushtetin që u ka takuar nga vota, por harrojeni se mund ta mbani të bllokuar shtetin!”, përfundoi Ramadani.


Shtuar 10.08.2026 13:08

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibommatbet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio