Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni do të pësojnë ulje nga ora 00:01 e 11 gushtit 2026, pas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, përcjell TV21.
Të lidhura
None found
Sipas vendimit të ri, Eurosuper 95 do të kushtojë 87 denarë për litër, pasi çmimi i tij ulet me 4 denarë.
Eurosuper 98 do të shitet për 89 denarë për litër, gjithashtu me një ulje prej 4 denarësh.
Nafta Eurodizel do të jetë 91,50 denarë për litër, pas një uljeje prej 8 denarësh.
Vaji ekstra i lehtë EL-1 do të pësojë ulje prej 6 denarësh për litër dhe do të kushtojë 92,50 denarë.
Ndërkaq, çmimi i mazutit M-1 NS do të ulet me 2,881 denarë për kilogram, duke arritur në 43,538 denarë për kilogram.
Komisioni bëri të ditur se ulja mesatare e çmimeve të derivateve është 5,81%. Ky ndryshim lidhet me rënien e çmimeve referente në tregjet botërore dhe lëvizjen e kursit të dollarit.
