Tre persona janë ndaluar në Shtip pas një aksioni policor për shitje dhe posedim të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të MPB-së së Maqedonisë, më 08.08.2026, rreth orës 22:00, në rrugën „Shtipski Sokak“, zyrtarët e Seksionit për Tregti të Palejuar të Drogës dhe Armëve pranë SPB Shtip konstatuan M.B. dhe M.Xh.U. (24) nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shtip, duke i shitur marihuanë F.R. (23) nga Shtipi.
Të lidhura
None found
F.R. u arrestua në vendngjarje dhe gjatë kontrollit iu gjet marihuanë. M.B. dhe M.Xh.U. u larguan nga vendi, por pas një kohe të shkurtër policia arriti të kapte M.Xh.U., i cili u privua nga liria. Tek ai u gjetën marihuanë dhe një thikë.
Pas njoftimit të prokurorit publik dhe gjykatësit të procedurës paraprake, policia shkoi në banesën e M.B. Aty u gjet A.B. (21) nga Turqia, i cili po ashtu kishte qëndrim të përkohshëm në Shtip. Gjatë kontrollit të apartamentit u sekuestruan disa qese dhe paketime me marihuanë, një substancë pluhurore e bardhë dhe një peshore digjitale.
M.Xh.U., A.B. dhe F.R. u mbajtën në stacionin policor. Më 09.08.2026, me urdhër të gjykatës, u krye edhe bastisja e shtëpisë ku qëndron A.B. në Shtip. Gjatë këtij veprimi u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë, një thërrmuese, para në valuta të ndryshme dhe sende të tjera, për të cilat dyshohet se burojnë nga vepra penale.
Për rastin është paraqitur kallëzim penal, ndërsa ndaj M.Xh.U. dhe A.B. është caktuar masa e paraburgimit, njoftoi MPB.
