Ukraina nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës/ Berisha: Deklarata e Zelenskyt bie ndesh me vendimet e NATO-s, Shqipëria të ruajë qëndrimin ndaj agresionit rus

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili në Beograd tha se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, pasi e konsideron atë të njëanshme.

Berisha shprehu keqardhjen e tij për qëndrimin e bërë publik nga Zelensky dhe e cilësoi atë si të papranueshëm për Partinë Demokratike.

Të lidhura

None found

Sipas tij, deklarata e presidentit ukrainas është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vendimet dhe të drejtën e NATO-s. Berisha theksoi gjithashtu se Serbia, deri pak kohë më parë, kishte shërbyer si “Kali i Trojës” i Kremlinit në Ballkan dhe e përshkroi atë si “Rusia e vogël”.

Ai deklaroi se shqiptarët dhe Shqipëria duhet të vijojnë të mbështesin pa lëkundje Ukrainën përballë agresionit rus. Berisha shtoi se, edhe nëse presidenti Zelensky ka bërë një deklaratë të tillë, kjo nuk duhet të ndikojë në qëndrimin ndaj agresionit barbar rus kundër popullit ukrainas.


Shtuar 10.08.2026 12:48

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomgalabet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio