Politico: Sfida e Vannacci-t dhe 7% që mund të vendosë zgjedhjet, arsyet pse Meloni ashpërson qëndrimin për emigracionin

Me afrimin e zgjedhjeve të ardhshme në Itali, Giorgia Meloni po përballet me një konkurrent të ri në të djathtën politike. Ish-gjenerali dhe eurodeputeti Roberto Vannacci po fiton terren me partinë e sapokrijuar “E Ardhmja Kombëtare”.

Të lidhura

None found

Rritja e kësaj force duket se po ushtron presion mbi kryeministren italiane, duke e orientuar drejt një qëndrimi më të fortë, sidomos në temat e emigracionit dhe sigurisë.

Politico vlerëson se Meloni po zbehin gradualisht profilin e moderuar që ndërtoi gjatë viteve në qeverisje dhe po i rikthehet një gjuhe më të ashpër kundër emigracionit të paligjshëm.

Përplasja e fundit mes Romës dhe Madridit mbi emigracionin shihet si një nga shenjat më të dukshme të këtij ndryshimi.

Pas mbërritjes masive të emigrantëve nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës, qeveria e drejtuar nga Meloni ishte e para brenda Bashkimit Evropian që reagoi me kritika të forta ndaj autoriteteve spanjolle.

Franca dhe disa shtete të tjera evropiane shtrënguan kontrollet në kufij, por Italia ndërmori një masë shtesë, duke njoftuar pezullimin e përkohshëm të marrëveshjes së Shengenit me Spanjën.

Në aeroportet e Italisë nisën kontrolle të posaçme për pasagjerët që udhëtojnë nga Spanja. Roma njoftoi se këto masa nuk do të hiqen të paktën deri më 15 gusht, ndërsa Madridi paralajmëroi vendosjen e kontrolleve të ngjashme për udhëtarët që vijnë nga Italia.

“Nuk do të heqim dorë asnjë milimetër nga çështja e emigracionit të paligjshëm”, shkroi Meloni në X.

Kryeministrja nënvizoi se mbrojtja e kufijve, goditja e kontrabandistëve të njerëzve dhe realizimi i riatdhesimeve efektive do të vazhdojnë të jenë ndër përparësitë e qeverisë së saj.

Sipas analizës së Politico-s, tensionet me Spanjën lidhen gjithashtu me dinamikat e brendshme të politikës italiane.

Zgjedhjet mund të mbahen që në pranverën e ardhshme dhe, ndërkohë, “E Ardhmja Kombëtare” e Vannacci-t po përparon në sondazhe. Sondazhi i Politico-s tregon se partia e re e ka kapërcyer tashmë Ligën, një prej forcave partnere në qeverinë e Melonit, dhe po i afrohet Forza Italia-s.

Ky ndryshim ka peshë të veçantë për Melonin. Ajo e nisi karrierën politike në moshë të re, brenda lëvizjes neofashiste të Italisë, përpara se me kalimin e kohës të ndërtonte një imazh më institucional dhe më të pranueshëm në arenën ndërkombëtare.

Sipas shkencëtarit politik Marco Tarchi, burimi kryesor i shqetësimit është konkurrenca që po shfaqet në të djathtë. Ai vëren se temat themelore nuk kanë ndryshuar dhe vazhdojnë të jenë siguria, emigracioni dhe identiteti, por ndryshimi më i madh vërehet te toni.

Emigracioni i parregullt zinte një vend të rëndësishëm edhe në fushatën që e solli Melonin në pushtet në vitin 2022. Mes zotimeve të saj ishte ngritja e një bllokade detare pranë brigjeve italiane.

Megjithëse kjo nismë nuk u realizua, ekzekutivi italian vijoi me ngritjen e qendrave në Shqipëri, ku migrantët do të priteshin gjatë procesit të shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil.

Në të njëjtën kohë, Vannacci po synon të zërë një pozicion edhe më të djathtë. Siguria dhe emigracioni janë vendosur në qendër të fushatës së tij, ndërsa ai po promovon konceptin e quajtur “ri-migrim”. Ky plan, ende i pasqaruar, synon të nxisë migrantët të rikthehen në vendet e origjinës.

Ngjarjet në Ceutë i krijuan Melonit mundësinë që emigracionin ta vendoste sërish me forcë në qendër të debatit politik. Gjatë krizës, dhjetëra mijëra njerëz kaluan nga Maroku drejt enklavës spanjolle, ndërsa gati 100 prej tyre humbën jetën.

Giorgio Gori deklaroi për Politico-n se reagimi i kryeministres ishte produkt i “llogaritjeve thjesht të brendshme politike”. Sipas tij, Meloni kërkon të mbajë pranë elektoratin e saj tradicional, duke dëshmuar se vazhdon të përfaqësojë pozicionet e ashpra të së djathtës ndaj emigracionit.

Giovanni Orsina, i cili drejton departamentin e shkencave politike në Universitetin Luiss Guido Carli në Romë, mendon se objektivi i menjëhershëm i Melonit është të ndalojë largimin e votave nga “Vëllezërit e Italisë”.

Kjo nevojë bëhet edhe më e rëndësishme për shkak të mundësisë që në të ardhmen të ketë një marrëveshje me Vannacci-n, para ose pas zgjedhjeve.

Lorenzo Preliasco, përfaqësues i kompanisë së sondazheve YouTrend, thotë se “E Ardhmja Kombëtare” ka shënuar një forcim të ndjeshëm, veçanërisht gjatë dy muajve të fundit, dhe tashmë gëzon mbështetje më të lartë se 7%.

Kjo përqindje mund të përcaktojë fatin e të gjithë koalicionit të djathtë. “Pa Vannacci-n, qendra e djathtë mund të humbasë zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Preliasco, duke vënë në dukje peshën e këtyre shtatë pikëve.

Megjithatë, rrethi i bashkëpunëtorëve të kryeministres nuk pranon se presioni i Vannacci-t po e shtyn Melonin më tej djathtas.

Nicola Procaccini, aleat i saj dhe bashkëkryetar i grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë në Parlamentin Evropian, këmbëngul se Meloni nuk e ka ndryshuar pozicionin dhe vazhdon të qëndrojë aty ku ka qenë gjithmonë.

Ndërsa në disa tema dallimet shfaqen kryesisht te retorika, Ukraina përbën pikën ku ndarja mes Melonit dhe Vannacci-t është shumë më e thellë.

Si Liga, ashtu edhe Vannacci, mbështesin një qasje më të butë ndaj Moskës. Ata kundërshtojnë dërgimin e ndihmës ushtarake në Kiev dhe nuk janë dakord me shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen.

Meloni, në krahun tjetër, e ka pozicionuar Italinë si një mbështetëse të fortë të Ukrainës. Politico thekson, megjithatë, se varësia e saj nga Liga në koalicionin qeverisës e ka kufizuar shkallën e kontributit italian.

Gjatë katër viteve, Italia ka akorduar rreth 3 miliardë euro, shumë që korrespondon me afërsisht një euro në muaj për çdo shtetas italian. Roma gjithashtu nuk iu bashkua programit PURL të NATO-s për furnizimin e Ukrainës me armë. Ky mekanizëm u ngrit pasi Donald Trump u dha fund angazhimeve të reja për ndihmën ushtarake amerikane ndaj Kievit.

Marco Tarchi e konsideron Ukrainën si dallimin kryesor ndërmjet Melonit dhe Vannacci-t. Në çështjet e tjera, sipas tij, largësia mes tyre po thellohet kryesisht në planin e retorikës dhe për motive taktike politike.

Ekipi i Melonit nuk e përjashton mundësinë e një aleance të ardhshme me ish-gjeneralin, por e lidh një bashkëpunim të tillë me qëndrimet e tij për temat kryesore të politikës së jashtme.

Procaccini tha se një marrëveshje nuk do të mund të realizohej nëse Vannacci do ta rreshtonte Italinë përkrah Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut. Nëse ai zgjedh Perëndimin dhe demokracitë liberale perëndimore, atëherë bashkëpunimi mund të bëhet i mundur.

Gara brenda së djathtës italiane po intensifikohet teksa zgjedhjet afrohen. Meloni duhet të pengojë largimin e mbështetësve të saj tradicionalë, ndërsa Vannacci synon të zgjerojë hapësirën politike në të djathtë të kryeministres.


Shtuar 10.08.2026 09:25

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomdamabet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio