Egnatia vendos për të ardhmen e kapitenit Aleksi para duelit me Shamrock Rovers

Egnatia po përgatitet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, teksa këtë të enjte në Rrogozhinë do të përballet me Shamrock Rovers në sfidën e kthimit për “play off”-in e UEFA Europa League. Kampionët e Superiores synojnë përmbysjen dhe pritet të japin maksimumin për të vijuar aventurën europiane.

Të lidhura

None found

Paralelisht me përgatitjet për takimin, në kampin rrogozhinas është diskutuar edhe situata e kapitenit Albano Aleksi. Pas kartonit të kuq ndaj Petrocub dhe aktivizimit vetëm për 4 minuta në ndeshjen kundër NK Celjes, u krijua përshtypja se marrëdhënia mes tij dhe trajnerit Nevil Dede mund të kishte përfunduar.

Megjithatë, sipas raportimit të “Superliga Shqiptare Fan Club”, klubi ka vendosur që Aleksi të qëndrojë, duke rrëzuar kështu zërat për një largim të mundshëm. Mësohet se vendimi është marrë pas vetos së presidentit Agim Demrozi, i cili ka sqaruar të ardhmen e kapitenit. Ky qëndrim i është bërë i ditur edhe trajnerit Nevil Dede, në mënyrë që ta marrë në konsideratë për sfidën e radhës.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Aleksi do të rikthehet në qendër të vëmendjes me Egnatian dhe nëse Dede do t’i besojë një rol në 90-minutëshin delikat, që konsiderohet më vendimtari për ekipin rrogozhinas.


matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomefescasino girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio