Dronë të dyshimtë mbi bazën e Bundeswehr-it në Gjermani, shtohen dyshimet për një “sulm hibrid” rus

Dy dronë të dyshimtë janë pikasur gjatë mbrëmjes mbi një bazë ushtarake të Bundeswehr-it në Mechernich, në landin North Rhine-Westphalia të Gjermanisë. Raportimet e para të mediave kishin përmendur gjashtë shikime të mundshme.

Të lidhura

None found

Praninë e dronëve e konfirmoi për mediat gjermane një zëdhënës i Komandës Operacionale të Forcave të Armatosura Gjermane, sipas Spiegel. Pas ngjarjes u njoftua menjëherë policia e Euskirchen, e cila mori në dorë hetimin.

Të dhënat e reja tregojnë se rasti është regjistruar nga qendra e sigurisë së bazës. Në këtë objekt ruhen pajisje ushtarake dhe pjesë këmbimi për sisteme jetike të mbrojtjes, mes tyre edhe komponentë të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot, të vendosur në ambiente nëntokësore.

Ngjarja në Mechernich ndodh ndërsa autoritetet gjermane po shqyrtojnë edhe një incident me dron në aeroportin Leipzig/Halle. Informacionet e zbuluara së fundmi për atë rast kanë shtuar dyshimet se droni mund të ketë origjinë ruse.

CNN dhe Wall Street Journal, duke iu referuar zyrtarëve të qeverisë dhe ushtrisë amerikane, raportojnë se agjencitë amerikane të inteligjencës vlerësojnë se droni i përfshirë i përkiste një shërbimi sekret rus. Të njëjtat raportime theksojnë se veçoritë e eksplozivëve të gjetur sugjerojnë përdorimin e materialeve ushtarake.

Politikanë të CDU-së dhe të opozitës në Gjermani kanë drejtuar akuza ndaj Rusisë për përfshirje. Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, është shprehur më me rezervë në publik, duke e cilësuar situatën në tërësi si një “sulm hibrid” dhe pa përjashtuar që prapa incidenteve të jenë “forca të huaja”.

Në aeroportin Leipzig/Halle, Policia Federale gjermane ka aktivizuar ndërkohë një sistem të ri të avancuar për mbikëqyrjen dhe identifikimin e dronëve.

Sistemi quhet EchoShield dhe përbëhet nga një radar i teknologjisë së fundit, i aftë të zbulojë dronë në distanca të mëdha dhe të gjurmojë trajektoren e lëvizjes së tyre.

Ambasada ruse në Berlin i ka mohuar akuzat se Moska ishte e përfshirë në incidentin me dron në aeroportin Leipzig/Halle.

Përmes një deklarate të publikuar të shtunën e kaluar, ambasada e quajti ngjarjen një “provokim të sajuar me nxitim”, duke pretenduar se ajo u shërben interesave të Ukrainës dhe qarqeve të klasës politike evropiane.

Përfaqësia diplomatike ruse foli gjithashtu për një “valë të re histerie anti-ruse” në Gjermani dhe hodhi poshtë pretendimet për përfshirjen e Moskës.

Rastet e fundit kanë thelluar shqetësimin në Gjermani për fluturimin e dronëve mbi objekte strategjike dhe infrastruktura kritike, ndërsa shtetet evropiane ndodhen në gatishmëri të shtuar ndaj kërcënimeve të mundshme hibride.

Hetimet për incidentet me dronë vazhdojnë. Autoritetet gjermane po punojnë për të zbuluar origjinën e tyre dhe për të përcaktuar nëse rastet kanë lidhje me njëri-tjetrin.


Shtuar 10.08.2026 08:29

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomcratosroyal girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio