Jose Mourinho tregon pse zgjodhi Chelsean para Manchester Unitedit në vitin 2013: “Kisha nevojë të ndihesha i dashur

Jose Mourinho ka rrëfyer arsyen që e bëri të hiqte dorë nga mundësia për të pasuar Sir Alex Fergusonin te Manchester United në vitin 2013, edhe pse fillimisht kishte rënë dakord për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”.

Të lidhura

None found

Portugezi sapo ishte ndarë nga Real Madridi dhe konsiderohej një prej emrave kryesorë për të zëvendësuar Fergusonin, i cili po i jepte fund karrierës pas pensionimit.

Në fund, Mourinho vendosi të mos shkonte në “Old Trafford” dhe u rikthye te Chelsea, skuadër që e kishte drejtuar edhe më parë.

Në dokumentarin e Netflix, “Special One” ka shpjeguar në mënyrë të detajuar motivet që ndikuan në këtë zgjedhje.

“Kur u largova nga Real Madridi, nënshkrova për të shkuar te Manchester Unitedi pas Sir Alexit”.

“U ndjeva jashtëzakonisht i privilegjuar që më dhanë mundësinë për të zëvendësuar Fergusonin, pasi Manchester Unitedi ka një tërheqje të jashtëzakonshme”.

Sipas Mourinhos, në atë fazë të karrierës, një ofertë prestigjioze nuk ishte e mjaftueshme për atë që ai kërkonte.

“Dashuria për futbollin nuk është e njëjtë me dashurinë për një klub specifik. Besoj se kjo e fundit është më e fortë se dashuria për futbollin dhe, pas Real Madridit, kisha nevojë të ndihesha i dashur”.

Trajneri portugez e cilësoi si dramatike humbjen e rastit për të qenë pasuesi i Sir Alex Fergusonit, por tha se vendimin e tij nuk e ka penduar.

“Për mua, mosmarrja e detyrës për të pasuar Sir Alex Fergusonin ishte dramatike, por nuk pendohem, sepse ishte një zgjedhje që e bëra me zemër”.

Kështu, në verën e vitit 2013, Mourinho zgjodhi të rikthehej në Chelsea, ku nisi një tjetër etapë të rëndësishme të karrierës së tij.

Megjithatë, lidhja e tij me Manchester Unitedin do të krijohej disa vite më vonë. Në vitin 2016, ai u emërua më në fund trajner i klubit nga “Old Trafford” dhe qëndroi në krye të skuadrës deri në vitin 2018.

Gjatë aventurës së tij me Manchester Unitedin, Mourinho fitoi tre trofe: Ligën e Evropës, Kupën e Ligës së Anglisë dhe Community Shield.


Shtuar 10.08.2026 08:05

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomdumanbet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio