Nuk gjej fjalë”, mesfushori i Arsenalit pëson këputje të ACL-së dhe humbet sezonin

Louie Copley ka konfirmuar se dëmtimi i pësuar gjatë humbjes 3-1 të Arsenalit ndaj Real Betisit është këputje e ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit, ACL-së.

Të lidhura

None found

19-vjeçari u aktivizua si zëvendësues si kundër Betisit, ashtu edhe ndaj Gironas, duke kërkuar të bindte për një vend në ekipin e parë. Në atë periudhë, Declan Rice, Mikel Merino dhe kapiteni Martin Odegaard vijonin pushimet pas Kupës së Botës.

Ndaj Real Betisit, Copley hyri në lojë pas pushimit dhe u vendos në krahun e djathtë të mbrojtjes. Por pas vetëm 11 minutash në fushë, ai u detyrua të largohej për shkak të dëmtimit, i cili tashmë është përcaktuar si këputje e ACL-së.

“Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë atë që po përjetoj tani. Nga debutimi im parasezonal me skuadrën që kam mbështetur që kur isha fëmijë, te konfirmimi se kam këputur ligamentin ACL”, shkroi Copley në rrjetet sociale.

“Rikthimi nuk do të jetë i lehtë, por do të bëj gjithçka që të kthehem më i fortë dhe më i mirë”.

Duke qenë se dëmtimi ndodhi në këtë fazë të vitit, Copley mund të ketë mundësi të rikthehet në pjesën e fundit të sezonit të ardhshëm. Gjithsesi, për 19-vjeçarin nuk pritet të përcaktohen objektiva konkrete, pasi e pret një rehabilitim i gjatë dhe i vështirë.

Edhe pa këtë dëmtim, hapësirat për të luajtur në mesfushë do të ishin të kufizuara këtë sezon, veçanërisht pas transferimit të Bruno Guimaraes, që e ka rritur konkurrencën në atë repart.

Copley, megjithatë, po shpresonte ta shfrytëzonte mundësinë në mbrojtjen e djathtë dhe të fitonte statusin e një alternative në këtë pozicion.

Arsenali është përballur vazhdimisht me dëmtime në krahun e djathtë të prapavijës. Jurrien Timber ka qëndruar për muaj jashtë për shkak të një problemi në ijë, ndërsa Ben White ka pasur më parë periudha të gjata mungese për arsye fizike.

Gjatë kësaj vere, White ka qenë opsioni i parë në atë rol, ndërsa Copley synonte të bëhej zgjedhja rezervë. Megjithatë, dëmtimi i rëndë në gju i ndërpreu përgatitjet e tij.

Vështirësitë e Arsenalit me dëmtimet shtrihen edhe në zona të tjera të mbrojtjes. Në qendër, William Saliba pritet të mungojë për një kohë të gjatë për shkak të një problemi në shpinë.

Për këtë arsye, Cristhian Mosquera, i cili mund të luajë gjithashtu në krahun e djathtë, është zhvendosur në qendër për të formuar dyshen me Gabrielin./


Shtuar 9.08.2026 21:17

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişGrandpashabetCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom Girişleri