Zulte Waregem e ka nisur kampionatin belg me një fitore me përmbysje ndaj Genk. Takimi i javës së parë, i luajtur në stadiumin “Elindus Arena”, u mbyll me rezultatin 2-1.
Protagonisti kryesor i kësaj sfide ishte Serxhi Ujka. Ish-mesfushori i Egnatias hyri në lojë në minutën e 76-të, ndërsa në të 86-tën realizoi golin që i siguroi skuadrës së tij tri pikët. Më herët, Ake kishte barazuar rezultatin, duke zhvlerësuar avantazhin e krijuar nga Durosinmi gjatë fraksionit të parë.
Të lidhura
None found
Waregem regjistron kështu një fillim pozitiv, ngjitet në kuotën e 3 pikëve dhe ndjek Gent, që mban vendin e katërt. Për Serxho Ujkën, ky ishte goli i parë i sezonit të ri, një sinjal i formës së tij mëse perfekte dhe i gatishmërisë për të dhuruar të tjera “shkëndija” në ndeshjet e ardhshme.
