Policia ka arrestuar 15 persona në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve.
Të lidhura
None found
Mes të ndaluarve, 8 persona janë konstatuar duke drejtuar pa patentë shoferi, ndërsa 4 prej tyre janë të mitur.
Katër drejtues të tjerë janë kapur në timon nën ndikimin e alkoolit. Në rastet e tjera bëhet fjalë për drejtim të automjetit pavarësisht ndalesës aktive për vozitje, si dhe për shkelje të kombinuara.
Pas përfundimit të dokumentimit të rasteve, ndaj personave të arrestuar do të paraqiten kallëzime përkatëse penale.
MPB-ja u bën thirrje drejtuesve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë, gjatë kohës së ndalesës për vozitje apo nën ndikimin e alkoolit.
