Situata e zjarreve në vend, 227 forca dhe 16 mjete në operacion, aktivizohen edhe mjetet ajrore

Të paktën 227 forca operacionale dhe 16 mjete zjarrfikëse e mbështetëse janë angazhuar aktualisht për përballimin e zjarreve në vend, sipas përditësimit më të fundit të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Operacionet nga toka po mbështeten edhe përmes ajrit, ku janë vënë në përdorim tre helikopterë dhe një avion Air Tractor.

Të lidhura

None found

Në qarkun e Tiranës, gjatë mesditës janë riaktivizuar disa vatra në zonën e Dajtit, në afërsi të fabrikës së ujit Selita. Ekipet po vijojnë punën dhe mbikëqyrjen e situatës, ndërsa Ministria e Mbrojtjes njofton se zonat e banuara nuk janë të rrezikuara.

Ndërhyrja e strukturave zjarrfikëse, e mbështetur edhe nga ajri, ka ulur ndjeshëm intensitetin e flakëve në Cikallesh të Kavajës. Vatra në këtë zonë është pranë shuarjes së plotë.

Në Priskë të Madhe, ndërkohë, operacionet mbeten aktive për të vendosur nën kontroll disa vatra me përmasa të vogla.

Në qarkun e Fierit, zjarri përgjatë aksit Panahor–Ndrenie–Vlosht, në Mallakastër, është kontrolluar dhe nuk përbën kërcënim për zonat e banuara. Nën kontroll raportohet edhe vatra në zonën Koilac–Greshicë.

Situata është stabilizuar gjithashtu në Abazë të Krujës, ku kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla, kryesisht në pjesë të territorit me terren të vështirë. Në operacion marrin pjesë strukturat e Emergjencave Civile, Bashkia Krujë, MZSH-ja, shërbimi pyjor dhe Prefektura e Qarkut Durrës. As në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Vilëz të Kurbinit situata ka kërkuar vëmendje të veçantë, pasi zjarri është riaktivizuar në një sipërfaqe pyjore. Terreni i vështirë dhe era krijuan rrezik për kishën, varrezat dhe disa banesa.

Në përpjekjet për shuarjen e flakëve janë përfshirë rreth 50 forca nga MZSH-ja, Emergjencat Civile, Policia, strukturat vendore, shërbimi pyjor dhe vullnetarët. Dy helikopterë ndërhynë nga ajri, duke penguar përhapjen e zjarrit dhe shmangur prekjen e kishës, varrezave dhe banesave përreth.

Vatra në Vilëz, megjithatë, vazhdon të mbetet aktive dhe puna për shuarjen e saj është ende në proces.

Ministria e Mbrojtjes njofton se strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile po i zhvillojnë pa ndërprerje operacionet ajrore dhe tokësore, me objektiv izolimin, kontrollin dhe shuarjen përfundimtare të çdo vatre aktive.


matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişGrandpashabetCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİ