Kishin mbjellë kanabis, arrstohen burrë e grua në Lezhë

Policia ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike dhe ka vënë në pranga bashkëshortët në Lezhë.

Gjithashtu, është arrestuar një shtetas tjetër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Krajën, Lezhë, në një ambient të hapur janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi P. K., 64 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja D. K., 62 vjeçe, banues në Zejmen, Lezhë, të cilët janë vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. T., 44 vjeç, pasi në banesë, në fshatin Tresh, Lezhë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Dhuna në familje”.


Shtuar 31.07.2021 09:13