Zjarri i rënë në Drenije mbetet ende aktiv, teksa shërbimet e emergjencës dhe ekipet zjarrfikëse po mbajnë situatën nën vëzhgim.
Në përpjekje për të kontrolluar flakët dhe për të penguar zgjerimin e mëtejshëm të tyre, ka filluar ndërhyrja me mjete ajrore.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, forcat e angazhuara në terren po punojnë për izolimin e vatrës. Operacioni nga ajri pritet të ndihmojë në shuarjen e zjarrit në zonat ku ndërhyrja nga toka paraqitet e vështirë.
Autoritetet po vazhdojnë monitorimin e situatës dhe bashkërendimin e operacionit për shuarjen e plotë të flakëve.
