Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se do të publikojnë pamje të liderit suprem Mojtaba Khamenei, i cili nuk është parë publikisht që nga emërimi i tij në muajin mars.
Të lidhura
None found
Ky njoftim vjen mes spekulimeve në rritje për shëndetin e 56-vjeçarit. Ai mori postin pas të atit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në Teheran.
Agjencia iraniane Mizan raportoi se zëvendësi i Organizatës Basij, Qasem Qoraishi, ka thënë se në të ardhmen do të shfaqen pamje të Mojtaba Khameneit “mes njerëzve dhe jashtë në rrugë”, si dhe gjatë takimeve me komandantët e forcave të armatosura.
Përmes kësaj deklarate synohet të dëshmohet se lideri suprem vazhdon të jetë aktiv, ndërkohë që mungesa e tij e zgjatur nga daljet publike ka shtuar pikëpyetjet rreth gjendjes së tij shëndetësore.
