Trabzonspori synon ta ribashkojë Mo Salah me ish-shokun e tij te Liverpooli, përgatit ofertë të bujshme

Pasi konfirmoi transferimin e Mohamed Salah, Trabzonspori ka bërë jehonë në treg dhe tashmë po punon për një tjetër goditje të madhe.

Të lidhura

None found

Drejtuesit e klubit turk kanë hapur negociatat me Al Hilalin për sulmuesin uruguaian Darwin Nunez. Synimi është që ai të luajë sërish përkrah Salah, me të cilin ka qenë pjesë e së njëjtës skuadër te Liverpooli.

Nunez, 27 vjeç, kërkon kthimin në futbollin evropian, pasi nuk e ka më vendin në formacionin e ekipit saudit. Uruguaiani kishte pranuar më parë mundësinë e kalimit te Besiktasi, por transferimi nuk u finalizua dhe Trabzonspori përfitoi për t’u përfshirë në garë.

Një propozim zyrtar u është dërguar tashmë si Al Hilalit, ashtu edhe përfaqësuesve të futbollistit, ndërsa klubi turk po përpiqet të sigurojë pëlqimin e sulmuesit.

Al Hilali nuk e kundërshton largimin e Nunezit, por pranon vetëm një marrëveshje huazimi, duke qenë se për transferimin e tij kishte shpenzuar 53 milionë dollarë.

Për ta bindur 27-vjeçarin të transferohet në Turqi, Trabzonspori është gati t’i ofrojë një pagë prej 7 milionë eurosh në vit.

Nëse operacioni përmbyllet me sukses, Salah dhe Nunez do të luajnë sërish së bashku pas periudhës së përbashkët te Liverpooli, këtë herë në futbollin turk.


Shtuar 9.08.2026 16:11

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişGrandpashabetCasibomGrandpashabet Giriş