Kristjan Sterjo, i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Joan Zhuko në Korçë, është ndaluar nga forcat e Policisë pranë banesës së tij.
Arrestimi u krye pas disa orësh kërkime në qytet dhe në zonat përreth, ndërsa kontrollet për gjetjen e tij ishin shtuar ndjeshëm. Në operacion morën pjesë edhe efektivë të forcave speciale RENEA.
Të lidhura
None found
Sipas informacioneve paraprake, forcat e policisë kishin mësuar se Sterjo do të kthehej në banesë për t’u furnizuar me para, çka ndihmoi në lokalizimin dhe kapjen e tij.
Sterjo dyshohet se qëlloi me armë zjarri Joan Zhukon pas një konflikti, duke i shkaktuar vdekjen.
Kristjan Sterjo përshkruhet si një prej të rinjve problematikë të qytetit të Korçës dhe njihet për një jetë të shkujdesur.
