Pas akuzave dhe reagimeve të shumta lidhur me planin për t’u kaluar investitorëve privatë 20 për qind e aksioneve të një strukture të re tregtare të lidhur me kompeticionet e FIFA-s, organizata ndërkombëtare e futbollit ka shprehur publikisht mbështetjen për presidentin Gianni Infantino.
Të lidhura
None found
Vendimi u bë i ditur pas një mbledhjeje të zhvilluar në Rabat, ku FIFA njoftoi gjithashtu se do të ndërmarrë hapa për të mbrojtur emrin dhe reputacionin e saj.
“FIFA nuk do të tolerojë sulme të mëtejshme ndaj integritetit dhe qeverisjes së mirë dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe ruajtur emrin dhe reputacionin e saj”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Sekretari i përgjithshëm Mattias Grafstrom, së bashku me anëtarët e bordit të pranishëm në takim, rikonfirmuan “mbështetjen e tyre të plotë” për Infantinon.
Megjithatë, institucioni pranoi se procesi i trajtimit të propozimit për FIFA Forward Enterprise nuk ishte menaxhuar siç duhej. Sipas FIFA-s, Këshilli i FIFA-s dhe federatat anëtare duhej të kishin një përfshirje më të madhe në këtë çështje.
FIFA bëri të ditur se propozimi është refuzuar dhe se nuk do të vijojë më tej.
