Rama: 1.100 gjoba për shpejtësi brenda një jave, kamerat e trafikut pritet të nisin së shpejti monitorimin

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor do të aktivizohen së shpejti, si pjesë e masave për rritjen e sigurisë në rrugë.

Sipas tij, vetëm gjatë kësaj jave janë vendosur 1.100 masa administrative për drejtuesit që kanë tejkaluar shpejtësinë, ndërsa në raste të veçanta mjetet kanë lëvizur deri në 230 km/h.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, Rama u ka kërkuar drejtuesve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ai ka theksuar veçanërisht domosdoshmërinë e shmangies së telefonit gjatë drejtimit të mjetit, të alkoolit dhe lëndëve narkotike, si edhe të shpejtësisë së lartë.

“Siguria rrugore mbetet prioritet. Së shpejti do të vihen në funksion edhe kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor, duke forcuar kontrollin në akset kryesore.

Vetëm gjatë kësaj jave janë vendosur 1.100 masa administrative për tejkalim shpejtësie, me raste që arrijnë deri në 230 km/h.

Apeli për drejtuesit e mjeteve është i qartë: pa telefon në timon, pa alkool apo lëndë narkotike dhe pa tejkalim të shpejtësisë”, shkruan Rama.


Shtuar 8.08.2026 17:55

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetour servicesmarsbahiscasibombetmatik girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş