Detaje të tjera janë zbuluar për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko, e regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës. Sipas raportimit të gazetares Lorena Kodra për BalkanWeb, viktima dhe autori i dyshuar kishin qenë shokë dhe ishin rritur së bashku. Personi i dyshuar për krimin ka precedentë penalë dhe më parë është përfshirë në ngjarje që lidhen me armëmbajtjen pa leje dhe plagosjen.
Fakti që dy të rinjtë njiheshin prej vitesh e ndërlikon më tej çështjen, ndërsa mbetet ende e paqartë se çfarë e shkaktoi konfliktin mes tyre.
Të lidhura
None found
Policia e ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po vijon operacionin për kapjen e tij. Në disa zona janë vendosur postblloqe, ndërkohë që kontrollet janë intensifikuar në rrugët kryesore dhe në territorin përreth.
Në kuadër të hetimeve, po sekuestrohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Materialet filmike pritet të ndihmojnë në rindërtimin e lëvizjeve të dy të rinjve dhe në dokumentimin e plotë të krimit. Puna hetimore vazhdon për të sqaruar motivin dhe dinamikën e plotë të vrasjes.
