Zbulohet identiteti i 20-vjeçarit të vrarë në Korçë, u qëllua me kallashnikov brenda një pallati

Viktima e ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 në Korçë është identifikuar si Johan Zuko, rreth 20 vjeç. I riu ishte pjesë e Forcave të Armatosura dhe nuk banonte në këtë lagje.

Sipas të dhënave paraprake, Johan Zuko dyshohet se është ndjekur nga autori dhe ka tentuar të gjejë strehim brenda një pallati në zonën ku ndodhi krimi. Megjithatë, autori ka mundur ta lokalizojë dhe e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen.

Të lidhura

None found

Pas të shtënave, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në kërkim nga Policia.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në zonë, ku po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rrethanave, administrimin e provave dhe përcaktimin e motivit të vrasjes.

Të dhënat e deritanishme janë paraprake, ndërsa priten informacione të tjera zyrtare për dinamikën e plotë të ngjarjes dhe identitetin e autorit.


matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetlist girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş