Gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, raportoi të shtunën pasdite se Fenerbahce ka hapur negociatat për transferimin e Romelu Lukakut.
33-vjeçari nga Antwerp ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2027, megjithatë sinjalet tregojnë se largimi i tij nga Italia mund të ndodhë së shpejti.
Të lidhura
None found
Klubi turk beson se mund ta bindë sulmuesin belg ta vazhdojë karrierën në Superligën turke. Presidenti i sapozgjedhur, Aziz Yildirim, raportohet se është i gatshëm të bëjë gjithçka që ka në dorë për të siguruar firmën e tij.
Kohët e fundit, Lukaku ka marrë disa propozime edhe nga klube të Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite.
Megjithatë, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Kombëtares së Belgjikës preferon të mbetet në futbollin evropian.
Emri i tij ishte përmendur së fundmi edhe si një objektiv i Monacos, por Romano bën të ditur se klubi francez, për momentin, nuk është pjesë e garës për shërbimet e sulmuesit.
Napoli, ndërkohë, ka zgjedhur qëllimisht të mos e grumbullojë Lukakun për fazën përgatitore.
Belgu aktualisht po qëndron në vendlindje, ku po punon për të arritur formën optimale pas përfundimit të Kupës së Botës.
