Shpërthen një dron i paidentifikuar në Bullgari pranë gazsjellësit strategjik

Një mjet fluturues i paidentifikuar shpërtheu sot në hapësirën ajrore bullgare, në afërsi të kufirit me Rumaninë.

Të lidhura

None found

Droni dyshohet se hyri nga territori rumun dhe ra rreth një kilometër larg një stacioni kompresimi të gazsjellësit Transballkanik, pranë ish-pikës kufitare të Kardamit.

Kryeministri bullgar Rumen Radev tha se zhurma e mjetit ishte dëgjuar fillimisht nga policia kufitare rumune, ndërsa më pas patrullat bullgare konstatuan një shpërthim të fuqishëm. Autoritetet lokalizuan menjëherë vendin e rënies, ku nuk u raportuan viktima, dëme në ndërtesa apo dëmtime të infrastrukturës. Sipas Radevit, sistemet e mbikëqyrjes së Bullgarisë dhe Rumanisë nuk kishin mundur ta zbulonin dronin gjatë kalimit të tij në hapësirën ajrore të dy vendeve.

Pas ngjarjes, autoritetet rritën nivelin e vëzhgimit në zonë dhe hapën një hetim për të përcaktuar origjinën dhe llojin e pajisjes. Rajoni i Kardamit është pjesë e rëndësishme e Korridorit Vertikal të Gazit, përmes të cilit gazi i lëngshëm transportohet nga Greqia drejt vendeve të Europës Juglindore dhe Qendrore.

Ngjarja vjen pas rrëzimit të tre dronëve nga Rumania në fund të korrikut. Të paktën një prej tyre u identifikua si model “Shahed”, i përdorur nga forcat ruse. Bullgaria dhe Rumania, të dyja anëtare të NATO-s dhe vende të Detit të Zi, po përballen me shtimin e incidenteve që lidhen me luftën në Ukrainë.


Shtuar 8.08.2026 15:41

matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetjolly girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş