Ambasada Britanike apelon për tejkalimin urgjent të ngërçit politik në Kosovë

Ambasada Britanike në Kosovë ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në skenën politike, duke u bërë thirrje aktorëve politikë që të nisin urgjentisht negociatat dhe të arrijnë një marrëveshje në interes të qytetarëve.

Të lidhura

None found

Sipas Ambasadës, gjatë dy viteve të fundit Kosova ka kaluar shumë ditë pa një parlament plotësisht funksional. Përgjegjësia për këtë situatë, siç theksohet në reagim, u takon politikanëve kosovarë dhe jo sistemit të vendit.

Në deklaratë nënvizohet se parlamenti përbën zemrën e demokracisë, pasi mbikëqyr dhe kërkon llogari nga qeveria, si dhe mundëson miratimin e ligjeve që e çojnë përpara shoqërinë dhe ekonominë. Ambasada kërkon që politikanët të bashkëpunojnë menjëherë për zgjidhjen e situatës nëpërmjet dialogut dhe negociatave paqësore, në të mirë të popullit të mrekullueshëm të Kosovës dhe të partneriteteve të saj ndërkombëtare.

Sot, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, kërkoi sërish më shumë kohë për paraqitjen e kandidatit për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se kjo shtyrje duhet të zgjasë derisa të arrihet një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit.

Pas kërkesës së Kurtit, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, e goditi me vezë liderin e LVV-së, duke shkaktuar rrëmujë në Kuvend.

Në përfundim, Avni Dehari, i cili kryesonte seancën konstituive, ndërpreu punimet e vazhdimit të saj.


Shtuar 8.08.2026 15:40

matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetholiganbetmarsbahiscasibomartemisbet girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş