Konflikti në Spille rrezikoi të përfundonte me vrasje, kapet 31-vjeçari me kallashnikov

Një konflikt i dhunshëm me armë zjarri në zonën e Spillesë u pengua të përshkallëzohej falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë së Kavajës dhe Policisë Rrogozhinë.

Efektivët u vunë në lëvizje pasi siguruan në rrugë operative të dhëna për një përplasje të ashpër që po ndodhte në Spille. Nga veprimet e koordinuara në vendngjarje u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 31 vjeç.

Të lidhura

None found

Në çastin kur ndërhynë forcat e rendit, i riu kishte në dorë një armë zjarri të tipit “Kallashnikov”, të pajisur me municion luftarak. Hetimet paraprake treguan se 31-vjeçari ishte konfliktuar me shtetasin I. R., 38 vjeç, dhe kishte si qëllim ta vriste atë me armë.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale kallashnikovin dhe municionin përkatës.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore rezultoi se gjatë përplasjes, shtetasi I. R. kishte goditur me grushte shtetasin N. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Për këtë arsye, 38-vjeçari u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për vijimin e veprimeve hetimore.


matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetkolik girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş