Enver Hoxhaj i PDK-së deklaroi se LVV-ja duhet ta paraqesë kandidaturën për kryeparlamentar, në mënyrë që Kuvendi të konstituohet, megjithëse seancën e cilësoi antikushtetuese.
Të lidhura
None found
“E ftojmë Kurtin që ta propozojë kandidatin e tij për kryeparlamentar, të konstituohet Kuvendi”, u shpreh ai. Hoxhaj theksoi se konstituimi i Kuvendit nuk lidhet me formimin e Qeverisë dhe as me zgjedhjen e presidentit.
Ai e quajti mbledhjen e sotme “seancë të turpit”, ndërsa e akuzoi Kurtin për “uzurpim” të pushtetit dhe për “suspendim të të gjitha institucioneve demokratike”.
Sipas Hoxhajt, e gjithë kjo situatë synon që vendi të dërgohet përsëri në zgjedhje.
