Etna, një prej vullkaneve më aktive në botë, regjistroi një tjetër shpërthim këtë të shtunë, duke krijuar një re të gjerë tymi dhe hiri mbi zonën përreth.
Të lidhura
None found
Për shkak të aktivitetit vullkanik, autoritetet kufizuan përkohësisht hapësirën ajrore mbi Siçili. Aeroporti i Katanias bëri të ditur se të gjitha fluturimet që do të mbërrinin aty do të pezulloheshin deri në orën 12:00, sipas kohës lokale.
Ndërkohë, nisjet vijuan pa ndryshime për avionët që ndodheshin në aeroport. Pamjet e publikuara nga Instituti Kombëtar italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë shfaqën një kolonë të dendur tymi që ngrihej nga krateri i Etnës.
Etna, me lartësi 3 mijë e 324 metra, konsiderohet vullkani aktiv më i lartë në Europë. Aeroporti i Katanias, i cili mbulon zonat lindore të Siçilisë, u shërbeu rreth 12 milionë pasagjerëve gjatë vitit 2024.
