Lushaku-Sadriu i bën thirrje subjektit më të madh të përmbushë detyrimin kushtetues

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka shprehur kritika për situatën e krijuar në Kuvend, i cili nuk ka arritur të konstituohet.

Të lidhura

None found

Sipas saj, deputetët dhe subjektet politike janë paraqitur në Kuvend me synimin për të formuar institucionet dhe për t’i bërë ato funksionale.

“Ne kemi ardhur si deputetë dhe si subjekte politike për t’i konstituuar institucionet dhe për t’i funksionalizuar ato në shërbim të shtetit të Kosovës. Megjithatë, po përballemi me papërgjegjësi të plotë nga subjekti i parë, i cili nuk po arrin ta përmbushë detyrimin e tij kushtetues për të propozuar emrin e Kryetarit të Kuvendit, në mënyrë që të votohet dhe Kuvendi të konstituohet. Kjo është një mungesë e madhe, por përgjegjësia u takon atyre. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve ta shohin këtë pamje të një Kuvendi që mblidhet, por nuk arrin të konstituohet, ndërsa përgjegjësia bie mbi subjektin më të madh”, deklaroi ajo.

Lushaku-Sadriu nënvizoi se nuk dëshiron të flasë për skenarët e mundshëm, pasi, sipas saj, vëmendja duhet të përqendrohet te përgjegjësia dhe serioziteti që subjektet politike duhet të tregojnë ndaj shtetit dhe institucioneve të Kosovës.

“Nuk dëshiroj të përgjigjem në asnjë pyetje. Sot është një ndjenjë vërtet e keqe, pasi Kuvendi nuk arriti të konstituohet. Nuk dua të flas për skenarë, por për përgjegjësi dhe seriozitet të subjekteve politike ndaj këtij shteti dhe institucioneve tona. Për këtë arsye, i bëj sërish thirrje subjektit më të madh që të sillet me seriozitet, të prezantojë emrin dhe të mundësojë konstituimin e institucioneve”, u shpreh Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK.


matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetgoo girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet Giriş