Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka kërkuar edhe një herë kohë shtesë për zhvillimin e negociatave politike, pa propozuar ndonjë kandidat për kryetar të Kuvendit.
Të lidhura
None found
Kurti deklaroi se, në cilësinë e përfaqësuesit të subjektit fitues, ka vijuar takimet dhe komunikimin me partitë e tjera, por ende nuk është arritur një marrëveshje politike.
“Prandaj, që t’i evitojmë zgjedhjet, ju lus për kohë shtesë”, ka thënë ai.
Pas kësaj kërkese, në Kuvend u krijuan tensione, ndërsa seanca u ndërpre.
