Këlliçi prezanton pikat e PD-së për reformën territoriale: PS fokusohet vetëm te numri i bashkive

Belind Këlliçi, deputet i Partisë Demokratike, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me reformën administrative-territoriale, duke shtruar pyetjen se cili model i qeverisjes vendore u shërben më mirë qytetarëve. Ai krahasoi mënyrën se si mazhoranca dhe opozita e konceptojnë këtë proces.

Këlliçi argumenton se dallimi thelbësor mes dy forcave politike lidhet me qasjen ndaj pushtetit lokal. Sipas tij, Partia Socialiste e kufizon reformën vetëm te përcaktimi i numrit të bashkive, ndërsa Partia Demokratike synon riorganizimin e plotë të sistemit të qeverisjes vendore nëpërmjet krijimit të 100 bashkive.

Të lidhura

None found

“Cili model i qeverisjes vendore i shërben më mirë qytetarëve? PS thjesht e redukton reformën tek numri i bashkive, ndërsa PD e trajton reformën si reformë të gjithë sistemit të qeverisjes vendore, përmes krijimit të 100 bashkive. Ky është ndryshimi thelbësor,” shkruan Këlliçi.

Deputeti demokrat thekson se propozimi i opozitës nuk kufizohet te hartimi i një ndarjeje të re gjeografike, por synon t’u japë më shumë fuqi komuniteteve lokale.

PD propozon shtimin e numrit të bashkive, me qëllim që shërbimet të ofrohen sa më pranë qytetarëve.

Një tjetër pikë është krijimi i rajoneve funksionale për të rritur eficiencën.

Propozimi parashikon gjithashtu decentralizim real dhe rikthimin e kompetencave te pushteti vendor.

Partia Demokratike kërkon financa të mjaftueshme vendore për të garantuar zhvillim autonom.

Në planin e opozitës përfshihen edhe përfaqësimi lokal, zhvillimi rajonal dhe fuqizimi i demokracisë vendore.


matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetewin girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibom