Sa është sasia ditore e proteinave që i nevojitet organizmit?

Proteinat luajnë rol të rëndësishëm në ruajtjen e masës muskulore, në rikuperimin pas ushtrimeve fizike dhe në zgjatjen e ndjesisë së ngopjes pas vakteve.

Të lidhura

None found

Nevojat ditore ndryshojnë në varësi të peshës trupore, moshës, nivelit të aktivitetit fizik dhe objektivave shëndetësore të secilit person.

Për një të rritur mesatar rekomandohet marrja e rreth 0.8 gramëve proteina në ditë për çdo kilogram të peshës trupore, shkruan Index, transmeton Klankosova.tv.

Te personat me aktivitet më të lartë fizik, kjo sasi mund të shkojë nga 1.2 deri në 2 gramë për kilogram. Ndërkohë, atyre që synojnë të shtojnë masën muskulore u nevojiten rreth 1.5 gramë për kilogram.

Edhe pse proteinat kontribuojnë në formimin dhe riparimin e muskujve, marrja e tyre pa aktivitet fizik nuk është e mjaftueshme. Ato mund të jenë të dobishme edhe për rënien në peshë, sepse shtojnë ndjenjën e ngopjes dhe e detyrojnë organizmin të harxhojë më shumë energji gjatë procesit të tretjes.


Shtuar 8.08.2026 11:28

matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetcell girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibom