Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, deklaroi se kërkesa për zgjedhjen vetëm të kryetarit të Kuvendit, pa u arritur një zgjidhje edhe për postin e presidentit, tregon synimin për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Të lidhura
None found
Sipas tij, kryeministri Kurti po kërkon një qasje tjetër, pasi ka ftuar opozitën që të dakordohen për të gjitha pozitat.
Basha theksoi se ata që insistojnë për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryetarit, ndërsa refuzojnë të qëndrojnë për një marrëveshje lidhur me presidentin, në të vërtetë po synojnë zgjedhjet.
“Kushdo që këmbëngul në këtë qëndrim, tregon se dëshiron të na dërgojë në zgjedhje. Ne po themi të kundërtën: ejani të merremi vesh për të gjitha pozitat”, ka deklaruar Basha.
