Një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Spitenit.
Si pasojë e përplasjes, një person ka pësuar dëmtime dhe është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave paraprake, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
