Gjatë kulmit të sezonit turistik, qindra automjete nga Kosova janë nisur drejt Shqipërisë, duke rritur ndjeshëm lëvizjen në pikën kufitare të Morinës.
Radhët e mjeteve dhe dendësia e qarkullimit janë të dukshme përgjatë Rrugës së Kombit, kryesisht në aksin mes doganës së Morinit dhe Pikës së Pagesës.
Të lidhura
None found
Për të administruar numrin e lartë të udhëtarëve dhe për të shmangur pritjet e gjata, në pikën kufitare janë vënë në funksion të gjitha sportelet. Ndërkohë, masa për përshpejtimin e kalimit janë marrë edhe në Pikën e Pagesës së Rrugës së Kombit.
Parashikimet e autoriteteve janë që fluksi i automjeteve të mbetet i lartë përgjatë gjithë fundjavës, pasi mijëra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin shqiptar si destinacion për pushimet verore.
