Përballja e fazës së 1/8 së Kupës së Botës ndërmjet Argjentinës dhe Egjiptit ka lënë gjurmë edhe në sferën digjitale, duke shënuar volumin më të lartë të kërkimeve të regjistruar ndonjëherë në platformën Google.
Të lidhura
None found
Njoftimin e dha zyrtari i lartë i kompanisë për dijen dhe informacionin, Nick Fox, sipas të cilit motorri i kërkimit Google kishte “thyer çdo rekord të mëparshëm të përdorimit”.
Fluksi më i madh i kërkimeve u vu re menjëherë pas golit që vulosi fitoren e Argjentinës, me të cilin kampionët në fuqi përmbysën rezultatin dhe triumfuan 3:2 kundrejt Egjiptit.
Burimet tregojnë se interesi shpërtheu pasi Enzo Fernandez shënoi golin e fitores në momentet e fundit të takimit.
Ai çast ndezi një valë të jashtëzakonshme kërkimesh në shkallë ndërkombëtare, veçanërisht për ndeshjen, Lionel Messin dhe Kupën e Botës.
Megjithatë, Google nuk ka bërë publike shifra të sakta mbi numrin e kërkimeve të kryera, si dhe nuk ka sqaruar metodologjinë e zbatuar për matjen e këtij rekordi.
Edhe pse të dhënat konkrete mungojnë, deklarata e njërit prej drejtuesve kryesorë të kompanisë dëshmon përmasat planetare të interesimit që gjeneroi dueli mes Argjentinës dhe Egjiptit.
Suksesi dramatik 3:2 jo vetëm që siguroi avancimin e Argjentinës në turne, por e ktheu këtë sfidë në një prej ngjarjeve sportive me ndikimin digjital më të fuqishëm në historinë e Google.
