Gramsh, tre zjarre nën kontroll pas ndërhyrjes në terrene të vështira

Gjatë ditës, në tri zona të ndryshme të bashkisë së Gramshit u evidentuan vatra zjarri, të cilat mbajtën të angazhuar për disa orë shërbimin zjarrfikës në terrene të vështira malore.

Në Janç Mal, pranë kufirit me qarkun e Beratit, zjarrfikësit e Gramshit bashkuan forcat me ekipet e Beratit për të neutralizuar flakët.

Të lidhura

None found

Një tjetër zjarr u sinjalizua në zonën e Grabovës, mbi Moçale, në drejtim të Varrit të Plakës dhe afër kufirit me Pogradecin. Terreni i thyer dhe lartësia rreth 2 mijë metra mbi nivelin e detit e bënë operacionin më të vështirë.

Paralelisht, ekipet zjarrfikëse ndërhynë me urgjencë edhe në zonën e Vidhanit, përballë Kërpicës, pasi flakët përfshinë këtë territor.

Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit bëri të ditur se, pas disa orësh angazhim intensiv, të tria vatrat u vendosën nën kontroll dhe nuk ka raportime për rreziqe të tjera.

Me përfundimin e operacioneve, zjarrfikësit u kërkuan qytetarëve të denoncojnë çdo zjarrvënie të qëllimshme, si edhe rastet e pakujdesisë që mund të sjellin zjarre e të vënë në rrezik pyjet, pronat dhe jetën e njerëzve.

“Për shuarjen e flakëve, ne do të gjendemi gjithmonë në vijën e parë. Ndihma juaj është të mos lejoni që ato të ndizen”, apeloi Shërbimi Zjarrfikës.


Shtuar 7.08.2026 23:15

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetgar girişbetcio