Besnik Tahiri, deputet i Aleancës, deklaroi në një konferencë për media se salla plenare e Kuvendit të Kosovës vazhdon të jetë e mbyllur, ndonëse deputetët e ish-opozitës kanë kërkuar mbajtjen e seancës për konstituimin e institucionit legjislativ.
Të lidhura
None found
Sipas Tahirit, kërkesa për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme i është përcjellë në kohë si Avni Deharit, kryesuesit të seancës konstituive, ashtu edhe Administratës së Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se, siç mund të shihej, dyert e sallës ku Kuvendi i Kosovës duhej të konstituohej sonte ishin të mbyllura. Tahiri theksoi se kjo kishte ndodhur pavarësisht se grupi i tyre parlamentar e kishte njoftuar me kohë dhe me shkrim kryesuesin e seancës konstituive dhe Administratën e Kuvendit.
