Kadrijaj: Seanca e jashtëzakonshme mbahet sonte, nënshkrimet janë siguruar

Time Kadrijaj, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur se Kuvendi do ta zhvillojë sonte seancën e jashtëzakonshme.

Të lidhura

None found

Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, Kadrijaj deklaroi se deputetët do të vazhdojnë të qëndrojnë në sallën e Kuvendit, ndërsa konfirmoi se janë mbledhur nënshkrimet e nevojshme.

Sonte përfundon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i cili është caktuar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Sidoqoftë, ende nuk dihet nëse do të vijojë seanca konstituive që u ndërpre të enjten.

Ndërprerja e seancës erdhi pas kërkesës së Albin Kurtit, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, për më shumë kohë që të zhvilloheshin konsultime me partitë politike, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje politike. Kuvendi, deri në këtë moment, nuk ka dhënë njoftim zyrtar se kur do të vazhdojë seanca.

Në rast se seanca nuk zhvillohet dhe konstituimi nuk përmbyllet brenda afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, mund të lindin pasoja të reja juridike dhe politike. Për këto pritet interpretim nga institucionet kompetente, përkatësisht nga Gjykata Kushtetuese.


galabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibomberlinbet girişbetcio