Lamine Yamal i mbyll hapësirat, talenti suedez drejt largimit nga Barcelona

Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, zhvilloi të premten një takim me Christian Emile, agjentin e Roony Bardghjit, për të përmbyllur largimin e sulmuesit suedez të krahut, sipas raportimit të Diario SPORT.

Të lidhura

None found

20-vjeçari pritet të ndahet nga “Camp Nou” për të gjetur më shumë minuta dhe hapësira aktivizimi. Në të djathtë të repartit ofensiv, ai ka përballë konkurrencën e fortë të Lamine Yamalit, i cili është titullar i padiskutueshëm në formacionin e Hansi Flickut.

Edhe pse është aktivizuar pak në ndeshjet zyrtare, Bardghji ka fituar vlerësimin e stafit teknik të Barcelonës me seriozitetin, profesionalizmin dhe angazhimin e treguar gjatë stërvitjeve.

Klubi katalunas synon të ruajë një lloj kontrolli mbi të ardhmen e lojtarit. Për këtë arsye, Barcelona parapëlqen shitjen përfundimtare të tij, por me një marrëveshje që do t’i siguronte një përqindje nga transferimi i ardhshëm.

Një formulë e tillë do t’i mundësonte Barcelonës të përfitonte financiarisht nëse suedezi zhvillohet dhe rrit vlerën e tij gjatë viteve në vazhdim.

Disa skuadra evropiane kanë shfaqur interes për shërbimet e Bardghjit. Mes destinacioneve të mundshme përfaqësohet edhe Sporting Lisbona, klub që po ndjek nga afër situatën e reprezentuesit suedez.

Barcelona pagoi vetëm 2.5 milionë euro për transferimin e Bardghjit dhe tashmë shpreson të sigurojë një fitim të konsiderueshëm financiar nga largimi i tij.

Suedezi vlerësohet si një futbollist me potencial të lartë, por konkurrenca e jashtëzakonshme në ofensivën e Barcelonës ka bindur si klubin, ashtu edhe lojtarin, se largimi përbën alternativën më të mirë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tij.


Shtuar 7.08.2026 18:59

galabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombenjaminsbet girişbetcio